Masakër në një universitet në SHBA, dy të vdekur dhe tetë të plagosur. Arratiset autori
Me qindra vetë të veshur si babagjyshë të vitit të ri kanë marrë pjesë në garën e përvitshme të krishtlindjeve në Guadalahara të Meksikës. Ky është një event i pritur me padurim në këtë qytet, të cilin duket arrin ta zhysë edhe më fort në shpirtin e festës.
“Ne vijmë të gjithë të veshur si Santa Claus. Ky është praktikisht një lloj homazhi që ne bëjmë për Krishtlindjet”- tha një garuese.
“Është shumë bukur; këtu marrin pjesë edhe familje të tëra, kështu njerëzit hyjnë edhe më shumë në atmosferën e festës, është fantastike”- u shpreh një garuese tjetër.
Mes kostumeve në ngjyrë të kuqe e të bardhë të babagjysëve, gjen edhe nga ato të personazheve te tjera të njohura tashmë të kësaj feste, siç janë drerët apo edhe Grinchi jeshil.
Gara e hareshme, që nuk është vërtet një kompeticion, është organizuar në të kaluarën për një kauzë të mirë, sepse paratë e mbledhura nga biletat, janë për të blerë dhurata fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Mes të gjithë festave të krishtera, Kërshendellat mbeten padyshim ato më të famshmet e më të kremtuarat, dhe magjinë e këtij sezoni, njerëzit në të gjithë botën, kanë nisur ta ndiejnë tashmë.
Top Channel