Përvoja e Carlo Ancelottit në krye të Napolit thuajse ka prekur fundin. Verdiktin përfundimtar e jep takimi me Genkun në Champios, pra nga kualifikimi ose jo i Napolit në fazën e 1/8-ave.
Lamtumira, në fakt, ndihet edhe në fjalët e trajnerit në konferencën për shtyp para sfidës me belgët dhe nga disa informacione jozyrtare. Vendin e tij pritet ta marrë Rino Gattuso., nja nga trajnerët më të kërkuar muajt e fundit në Itali. Disa klube kanë bërë sondazhe për të kuptuar qëllimin e tij, por të gjitha kanë marrë përgjigje negative. Ekzistonin mundësitë që të merrte drejtimin e Fiorentinës së Comisso, por projekti i Napolit duket se është i vetmi që bind Gattuson.
Propozimi në bisedat paraprake është për një kontratë me kohëzgjatje një vit e gjysmë, nga e cila deri në qershor do të përfitojë 1.5 milionë euro dhe për sezonin tjetër 3 milionë euro.
Pra, fillimisht Gattuso do të jetë trajner i përkohshëm, por nëse gjërat shkojnë siç duhet në pjesën e dytë të sezonit atëherë do të fitojë kontratën për sezonin e ardhshëm.
Te Napoli e kanë të qartë se po bisedojnë me një njeri të fjalës, i cili pati kurajën të hiqte dorë nga paratë e premtuara nga Milani kur e kuptoi se nuk ishin më kushtet për të vijuar.
De Laurentiis nuk dëshiron të shkarkojë Ancelottin pa një marrëveshje dypalëshe për një arsye: nuk ka ndër mend t’i paguajë rrogën deri në verë të vitit 2021 (6.5 milionë euro në sezon)
Më largimin e Ancelottit duhet të marrin valixhet edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.
Top Channel