2Die4, i cili ka patur kulmin e tij të suksesshëm në vitet 2002-2003, është rikthyer sërish në tregun shqiptar me projekte muzikore, të cilat sigurisht përcillin mesazhe të ndryshme.
Grupi, i cili po përgatitet të publikojë albumin e radhës, vazhdon t’i qëndrojë besnik stilit “old school”, duke qëndruar larg makinave të bukura apo femrave të zhveshura.
Sikurse edhe në projektet e mëparëshme, në tekstin e të cilave ka gjithmonë një mesazh apo protestë, kujtojmë këtu këngën “Nano Ik”, grupi vazhdon të ngre zërin. Me një mesazh të caktuar, djemtë e grupit kanë publikuar projektin e radhës, të cilët kanë rinisur të protestojnë, por me kë e kanë inatin kësaj radhe?
Reperët kësaj radhe kanë vendosur t’i vihen kundra shtetit dhe sistemit të tanishëm, ku të drejtët gjithmonë e pësojnë. Këtë gjë e kupton në shkollë, në punë dhe nga fakti që një pjesë e madhe e të rinjve po largohen nga vendi.
Kjo prurje e re muzikore e grupit është sugjeruar dhe është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards”, duke marre komente mjaft pozitive.
“Mos harro se më e mirë është vera vjetër“, thuhet në tekstin e kësaj kënge dhe duket se fansat vazhdojnë të shijojnë verën e vjetër, grupin 2DIE4./ Top Awards
Top Channel