Shkup/Nga “Kamelia turs” shpreh keqardhje për aksidentin që ndodhi në Serbi ku u lënduan dhjetëra udhëtarë. “Agjencia mori përgjegjësi t’i çojë dhe t’i kthejë udhëtarët.

Në këtë rast ne jemi vetëm organizatorë të udhëtim, ndërsa transportues është ‘Amigo kompani’ nga Gjevgjelia. Të gjithë udhëtarët janë kthyer në shtëpi përveç njëri i cili është mbajtur në spitalin e përgjithshëm në Nish. Në autobus kishte 50 udhëtarë dhe të gjithë ata do të dëmshpërblehen nga ‘Kamelia turs’”, tha menaxherja e agjencisë turistike, ‘Kamelia turs. Aksidenti ndodhi disa ditë më parë në rrugën Prokuplje- Bllace në Serbi. Një autobus nga Maqedonia i cili ka transportuar udhëtarë drejt Kopoanikut është përmbysur.
Një person ka marrë lëndime të rënda trupore ndërsa 11 tjerë kanë mbetur me lëndime më të lehta trupore.
Siç njoftohet, ka disa të lënduar prej të cilëve njëri më rëndë. Ekipet serbe të Ndihmës së Shpejtë menjëherë kanë dalë në terren për të transportuar të lënduarit në spitalet më të afërta.
Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa mësohet se rruga ku ka ndodhur aksidenti është në fazë rikonstruktim për më shumë se një muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA