Profesoresha e inxhinierisë, Luljeta Bozo ka kërkuar që financimi për rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit të bëhet nga Qeveria dhe nga ata individë të prekur që nuk kishin respektuar asnjë kod ndërtimi. Në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Bozo theksoi se nuk është faji i shtetit që disa prej individëve i kishin ndërtuar banesat e tyre pa themele.
Edi Rama: Sigurimi i banesave të bëhet i detyrueshëm
Sa i përket planit të rindërtimit, Bozo propozoi që të merret në ngarkim nga njësitë vendore sepse Qeveria nuk mund të jetë e pranishme në çdo fshat të vendit.
“Duhet të kemi brenda javës pasqyrën e dëmtimeve në zonat rurale.
Duhet bërë një plan organizimi. Duhet ta bëjë njësia e administrimit, nuk mund ta bëjë Qeveria. Duhet të organizojë sesi duhet të fillojë puna. Po nuk pati afate dhe njerëz nuk bëhet asgjë, mund të flasim ne sa të duash këtu. Të evidentojnë në mënyrë që çdo gjë të bëhet e qartë dhe transparente.
Pastaj, mbi bazë të kësaj thuhet që ky është i pari në rrezik, pastaj i dyti dhe i treti.
Fondin do e mbulojë të gjithë shteti apo individi? Unë mendoj se duhet të japë edhe individi. Nuk ka faj shteti se e ka ndërtuar shtëpinë pa themel. Një pjesë të kësaj përgjegjësie financiare duhet të mbajë edhe personi që ka shkelur të gjitha rregullat”, deklaroi profesoresha Bozo.
Bozo ritheksoi se njësitë vendore duhet të vihen patjetër në lëvizje dhe se nuk duhet të pranojnë asnjë rindërtim pa projekt.
Bozo: Ka pallate të dëmtuara nga ndërhyrjet, autorët të përgjigjen
Top Channel