Në mbledhjen e dytë të Komitetit të Rindërtimit kryeministri Edi Rama, njoftoi se po përgatitet një ligj i posaçëm për rindërtimin, një aplikacion për transparencën e çdo qindarka dhënë si donacion, përfshi kontratat tip mes qeverisë dhe qiradhënësit të banesave, për banorët e prekur nga tërmeti.

Pritshmëritë për donacione janë të konsiderueshme tha kryeministri krahas shumës prej 20 miliardë lekë në buxhetin e shtetit të planifikuara për rindërtim. Nga kjo mbledhje kryeministri i çeli dritën jeshile, nisjes së rindërtimit për shtëpitë private.

Elvis Naci drejtues i Firdeus deklaroi se pritshmëritë për mbledhjen e donacioneve prej fondacionit të tij, janë tek 10 milion euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA