Janë më të mirët në matematike, lëndët shkencore në përgjithësi e madje dhe letërsi e në “zbërthimin e testeve”. Nuk ka asnjë dyshim, thonë mediat italiane se adoleshentët kineze janë nxënësit më të mirë në botë!
Këtë e tregon një studim i OCSE, Office of Child Support Enforcement, i realizuar mbi nxënësit e moshave mesatare 15 vjeç anembanë globit. Të dhënat përfundimtare të tij tregojnë se adoleshentët që vijnë nga katër rajone kineze: Pekin, Shanghai, Jiangsu e Zhejiang, shënuan rezultatet më të larta në lëndët shkencore, sidomos në matematikë.
Ndërkohë që të ardhurat e familjeve të tyre, ishin më të ulëta sesa mesatarja ndërkombëtare. Gati një nxënës në 6 në Pekin, Shanghai, Jiangsu e Zhejiang dhe 1 në 7 në Singapor ka marrë pikët maksimale në matematikë.
“Cilësia e shkollave të tyre sot do të forcojë ekonominë e tyre nesër”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i OCSE-së, Angel Gurria, i cili nuk e fshehu ndërkohë zhgënjimin që rezultatet më të larta nuk u arritën nga vendet te cilat kanë investuar fort tek arsimi.
Një sinjal ky, thotë shtypi italian, tregon ndoshta se ka ardhur koha që sistemi shkollor të rishikohet.
Top Channel