Sarri e ka me arbitrin: Kartoni i kuq nuk ishte, ndeshja u kushtëzua

08/12/2019 16:38

Juventus pësoi humbjen e parë sezonale mbrëmjen e djeshme ndaj Lazios, me rezultatin 3-1 me përmbysje, gjë që i ka lënë një shije të hidhur teknikut të bardhezinjve Maurizio Sarri.

Ky i fundit, në intervistat e dhëna pas ndeshjes për mediat italiane, u ankua se takimi u kushtëzua nga vendimet e arbitrit dhe vuri theksin te kartoni i kuq ndaj Cuadrados, që la bardhezinjtë me 10 futbollistë.

“Bëmë një pjesë të parë të mirë dhe kaluam në avantazh, Duhej të dyfishonim avantazhin, por për fat të keq pësuam një gol në minutat shtesë. Edhe pjesa e dytë ishte e barabartë deri në momentin që arbitri vendosi të përjashtojë Cuadradon,. Për mendimin tim nuk ishte karton i kuq, sepse lojtari i Lazios po shkonte në anësore dhe nuk ishte rast i pastër për gol. Aty u kushtëzua ndeshja dhe më pas e patëm të vështirë të përballemi me një lojtar më pak”, deklaroi Sarri.

Trajneri i Juventusit foli edhe për mungesat në mesin e fushës, të krijuara për shkak të dëmtimeve, teksa theksoi se nëse situata do të mbetet e njëjtë, në janar do të duhet të rikthehen në merkato.

“Në mesin e fushës jemi keq me numrat, pasi kemi disa futbollistë të dëmtuar. Nëse situata do të vazhdojë kështu, atëherë mund të futemi në merkato në janar, por së pari verifikojmë formën e futbollistëve që kemi”, deklaroi trajneri Sarri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA