Mëngjesin e sotëm forcat policore të Tiranës kanë vënë nën pranga dy persona dhe një tjetër procedohet në gjendje të lirë.

Shtetasit e arrestuar janë identifikuar nga policia me inicialet A.Xh 41 vjeç dhe S.M 42 vjeç, të dy banues në Tiranë, ndërsa shtetasi S.E 50 vjeç nga Struga po procedohet në gjendje të lirë.

Dyshohet se këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kërcënuar me armë maqedonasin D.V 23 vjeç dhe i kanë kërkuar një shumë prej 250 mijë eurosh.

Mbi personat e arrestuar rëndon akuza e veprave penale “Heqje e padrejtë e lirisë”, si dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, ndërsa për shtetasin nga Struga që po procedohet në gjendje të lirë rëndon akuza e “Moskallëzimit të krimit”.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA