Nga hotelet në shtëpi, Rama: Brenda janarit të gjithë do sistemohen

07/12/2019 14:23

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria do të shpallë thirrjen për të blerë nga ndërtuesit banesat e pashitura.

Kjo ide u hodh për herë të parë nga vetë ndërtuesit, të cilët thonë se aktualisht ka mbi 2 mijë e 500 apartament stok, të cilat janë të pashfrytëzuara.

Paralelisht kreu i qeverisë deklaroi se në janar, të gjitha familjet e prekura nga tërmeti që aktualisht janë të strehuara nëpër hotele do të zhvendoset në shtëpi me i. Koston e qirasë do ta paguajë qeveria deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare.

Sipas qeverisë aktualisht janë mbi 12 mijë persona që kanë mbetur të pastrehë, pasi banesat e tyre janë shëmbur ose janë shpallur të pabanueshme për shkak të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA