“Pallatet e shkërmoqura s’kishin grimcë llaçi”/ Koçi rrëfen detajet rrënqethëse të Thumanës, ja kush i vrau viktimat

06/12/2019 12:58

Përmes një postimi në Facebook, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi është shprehur se ka qenë i pranishëm në Thumanë që në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit; nga ku ka parë me sytë e tij se si pallatet e shkërmoqura nga tërmeti nuk kishin asnjë grimcë llaç, duke e lidhur kështu vdekjen e viktimave, me tërmetin nga njëra anë, por edhe me papërgjegjshmërinë njerëzore nga ana tjetër.

“Kam qene ne Thumane qysh ne oret e para te mengjesit te dates 26 Nentor.
Jam deshmitar jo vetem i perpjekjeve vetemohuese te ekipeve tona te shpetim kerkimit, por edhe i pamjes se rrenojave te pallateve te shkermoqura nga termeti.
Deshmoj para kujtdo se tullat silikate ne pirgun vrases ishin te pastra nga cdo grimce ish llaci.
Dukej qartazi se materiali lidhes thuajse nuk egzistonte. Copa llaci nuk dukeshin gjekundi. Kishte vetem rere dhe pluhur krahas tullave te cilat dukej sikur sapo kishin dale nga fabrika.
Pjeset e derrmuara te trareve dhe transversat ishin tejoksiduar dhe ishin nxire nga lageshtira dhe mosha.
Prokuroria ishte ay gjate gjithe kohes. Jam i sigurt se ata i kane marre provat e duhura per te arsyetuar shkaqet e mosrezistences ndaj termetit.
Ne gjykimin tim ato viktima fatkeqe i vrau termeti ne bashkepunim me papergjegjshmerine njerezore.
Duhet te gjithe ti veme gishtin kokes!
Ligjvenes, shtetare, ekzekutive, specialiste, projektues, zbatues, ndertues, mbikqyres, notere, qytetare! Prokurore, gjykates!
Te gjithe!” shkruan Koçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA