Presidenti francez Emmanuel Macron përsëriti në Londër qëndrimin se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë gati për nisjen e negociatave me BE.

Ai sfidon në këtë mënyrë strategjinë e presionit publik europian ndaj tij, shkruan DW. Gjigandi mediatik gjerman kujton sesi fillimisht, menjëherë pas jo-së së parë të Macronit mbërriti rezoluta e Parlamentit Europian, e cila kërkonte nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me të dy vendet.

Pastaj kryetarja gjermane e Komisionit të ri Europian, Ursula von der Leyen u shpreh në krye të mandatit se do të këmbëngulë, që “ndryshimet proceduriale (të kërkuara nga Franca) të bëhen gradualisht, dhe që shteteve t’u jepet mundësia të nisin negociatat e anëtarësimit”.

Komisioneri i ri për zgjerimin e BE, hungarezi Oliver Varhelyi ka deklaruar se në fillim të janarit 2020 Komisioni Europian do të paraqesë një propozim konkret, për të ndryshuar metodologjinë e zgjerimit të bllokut.

Por Varhelyi shtoi se perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor nuk është në pikëpyetje, ajo “nuk do të diskutohet.” Megjithatë gjasat që Franca t’i përmbahet në vazhdimësi bllokimit të nisjes së negociatave me kandidatët nga Ballkani janë padyshim reale, thotë DW.

Edhe më reale duket këmbëngulja e Macronit për ta ngadalësuar të gjithë procesin e afrimit të kandidatëve me BE deri sa Francës, e cila mendon se nga zgjerimi i BE përfiton në radhë të parë Gjermania, t’i ofrohen lëshime në fronte të tjera të politikës europiane, ku deri tani mbështetja gjermane për idetë franceze ka qenë e vakët. Bllokimi francezi disa proceseve në BE, vazhdon DË, erdhi pikërisht kur Presidenti francez u ndje i pambështetur në vrullin e tij për të reformuar Bashkimin Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA