Foto ilustruese

Një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në pranga nga policia e Fierit, për t’u ekstraduar më pas drejt Kosovës.

Gjatë operacionit u kap me armë zjarri me vete dhe u arrestua në flagrancë edhe djali i këtij shtetasi. I kërkuari është A.I., 56 vjeç, banues në Fier., arrestimi i të cilit u bë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka dërguar urdhër-arresti për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”.

Gjithashtu, gjatë operacionit, siç ju bëmë me dijeni edhe më sipër, në ambientet e një lokali në Fier, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: A.I., 33 vjeç, banues në Fier.

Nga kontrolli personal i ushtruar, 33-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë, një krehër me 15 fishekë dhe një mjet prerës (biçak), të cilat ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të 33- vjeçarit A. I., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA