Video/ Si u kthye në hi ndërtesa 4 katëshe në Shkozet
05/12/2019 17:23
Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin për përballimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti i javës së shkuar.
Xhenierët e Komandës Mbështetëse në bashkëpunim me IKMT, vijojnë punën për shembjen e kontrolluar të objekteve të dëmtuara nga tërmeti, të cilat janë klasifikuara si të pabanueshme.
Aktualisht, xhenierët e FA shembën një objekt 4-katësh në Shkozet.
Top Channel