
Në pjesën e dytë të emisionit Open u diskutua për paratë dhe kosoton që do të sjellë rindërtimi i banesave të shkatërruara nga tërmeti.
Në këtë pjesë u zhvillua një debat i fortë mes deputetit të Partisë Socialistë Ervin Bushati dhe gazetarit Enton Abilekaj. Bushati thoshte se procesi i shembjeve të banesave nuk ka përfunduar akoma dhe se grupet e inspektimit janë në terren prandaj nuk ka një faturë akoma.
Po ska mbaruar more zotëri atje në terren. Mos spekulo kot. Hajt, futja, lëshoje një shifër, 2 miliard euro- tha Bushati.
Po e ka thënë vetë Ahmetaj, 600, 700 milion euro- ndërhyri Henri Çili.
Kjo arroganca që keni marrë nga shefat tuaj nuk ju mbulon përgjegjësinë që keni- iu kundërpërgjigj Abilekaj Bushatit.
Unë këtu nuk dhashë shifër, përmenda vetëm shifrën e ARRD-së- vijoi Abilekaj.
Po shifrën me çfarë e gjen ti, e gjen me GPS ti?- vijoi edhe Bushati.
Përse e ke humbur qetësinë? Çfarë të ka ndodhur?- iu kundërpërgjigj Abilekaj.
Po si i lëshoni këto. Bëheni gjyqtarë, bëhesh prokuror, brenda 30 minutave bëhesh edhe ekonomist pastaj do bëhesh edhe arkitekt do të bëhesh edhe inxhinier- vijoi debatin Bushati.
Top Channel