Në Durrës, Thumanë, Laç, e Tiranë dhe zonat përreth janë me mijëra familje që kanë mbetur të pastreha për shkak se tërmeti ju shkatërroi gjithçka që kishin.
Pasi një pjesë e madhe e njerëzve janë strehuar në hotele apo edhe në çadra në zonat e fshatrave, sfida ende është shumë e fortë sepse ka shumë njerëz që kërkojnë ndihmë për gjithçka. Të tronditur për shkak se kanë humbur shtëpitë ata kërkojnë shpresë se do të mund ti rikthehen normalitetit së shpejti
Ndërkohë pyetja kryesore e njerëzve është se kur mund të kenë një shtëpi për familjen e tyre.
Duket se zona e parë ku do nisin ndërtimet për strehimin dhe krijimin e një lagje tërësisht të re për banorët e dëmtuar, është në qytetin e Laçit. Kryeministri e lidhi krijimin e kësaj lagje të re me ndihmën e premtuar nga presidenti turk Erdogan për ndërtimin e 500 apartamenteve të reja.
Top Channel