Presidenti i Republikës Ilir Meta në zbatim të plotë të detyrimeve Kushtetuese dhe ligjore, zhvilloi sot në datë 5 dhjetor 2019, ora 12:00 shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili e ushtron detyrën me një mandat njëvjeçar.

Mandati i këtij këshilli ushtrohet prej datës 1 janar 2020 deri në 31 dhjetor 2020.

Shorti u hodh në prani të Avokatit të Popullit, znj. Erinda Ballanca, e cila monitoroi procesin së bashku me përfaqësuesit e institucionit që drejton, Kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë zoti Gent Ibrahimi, Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor zotit Maksim Qoku, përfaqësueses të Gjykatës Kushtetuese zonjës Olta Aliaj, të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara zonjës Leyla Moses-Ones, përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë deputetes zonjës Klotilda Bushka, Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Koordinimit, Monitorimit për zbatimin e ligjit nr.115/2016, pranë Kuvendit të Shqipërisë zotit Artan Spahiu, drejtueses së Seksionit Ligjor të Delegacionit të Bashkimit Europian zonjës Lenka Vitkova, etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA