Po mbahet live nga Presidenca shorti për zgjedhjen e anëtarëve të rinj në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Bledar Dervishi ka bërë me dije se gjyqtarët e pezulluar nuk përfshihen në short.
Nga Gjykata Kushtetuese, anëtarja e parë është zgjedhur Fjona Papajorgji dhe anëtarja e dytë është zgjedhur Vitore Tusha. Nga Gjykata Kushtetuese, anëtare zëvendësuese zgjidhet Marsida Xhaferllari.
Nga Gjykata e Lartë është zgjedhur Ardian Dvorani, i vetmi kandidat.
Nga Prokuroria e Përgjithshme zgjidhet anëtare e KED Arta Marku, zëvendësues i Bilbil Mete.
Miranda Andoni është zgjedhur anëtarja e parë e Këshillit në Drejtësi që përfaqëson gjyqtarët nga Gjykatën e Apelit. Sahida Dollani është anëtarja e dytë që përfaqëson gjyqtarët nga Gjykata e Apelit Anëtari zëvendësues është zgjedhur Nazmi Troka, përfaqësues nga Gjykata e Apelit.
Ludovik Dodaj zgjidhet anëtari i parë që do të përfaqësojnë prokuroritë pranë zyrave të Gjykatës së Apelit, dhe Fatjona Memcaj zgjidhet anëtarja e dytë. Anëtari zëvendësues është zgjedhur Nezir Gjoka.
Arjan Qafa zgjidhet anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili do të përfaqësoj Gjykatën Administrative. Marjana Velcani Idrizi është zgjedhur anëtarja zëvendësuese në Gjykatën Administrative.
Top Channel