Turqia ndërton 1.100 stacione vëzhgimi të tërmeteve

04/12/2019 03:28

Turqia njoftoi muajin e kaluar se e ka përforcuar sistemin e saj të monitorimit të tërmeteve, që tani përbëhet nga plot 1.100 stacione vëzhgimi.

Autoriteti i katastrofave dhe menaxhimit te emergjencave AFAD, rrjeti i dytë më i madh monitorues i këtij lloji në Europë, u kujdes të sqaronte në Twitter se falë një shtrirjeje të tillë dhe një numri kaq të madh stacionesh, janë shtuar mundësitë për forcuar mbrojtjen publike anembanë vendit.

Turqia ndodhet në njërën prej pikave më sizmike të globit. Mbi një duzinë tërmetesh që kapërcejnë magnitudën 7 sipas shkallës Rihter janë regjistruar atje që prej vitit 1939, kur provinca lindore Erzincan u shkatërrua thuajse tërësisht nga një lëkundje e madhësisë 7.8.

Kjo konsiderohet si fatkeqësia më e madhe natyrore e këtij lloji në historinë e Turqisë me një bilanc vikatimash që shkonte në më shumë se 30,000 të vrarë e 100,000 të plagosur.

Në kujtesën e vonë të turqve megjithatë, është rrënjosur thellë tërmeti i Izmitit, gushtin e vitit 1999. 7.6 ishte magnituda e lëkundjes që zgjati 37 sekonda, shkaktoi 17 mijë të vdekur e la mbi 250 mijë persona të pastrehë.

Pllaka e Anadollit, ku ndodhet Turqia, shtyhet çdo vit drejt perëndimit me 2 deri në 2,5 cm, duke u ngjeshur mes pllakës euroaziatike në veri dhe asaj të Arabisë në jug, dhe shumica e tërmeteve madhorë në Turqi kanë ndodhur pikërisht në lindje të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA