Patriotizmi është tema qendrore e stinës së festave në Shtëpinë e Bardhë.

Këtë vit, Zonja e Parë Melania Trump po paraqet dekorimet me tematikën “Shpirti i Amerikës”. Melania Trump stolisi sërish korridoret e Shtëpisë së Bardhë për Krishtlindjen, duke zgjedhur këtë radhë temën patriotike “Shpirti i Amerikës”.

Ashtu si vitin e kaluar, Shtëpia e Bardhë qarkulloi një video ku duket Zonja e Parë duke përfunduar dekorimet, ndër të cilat janë edhe ornamentet e “Be Best”, fushatës së saj kundër ngacmimit të fëmijëve dhe për mirëqenien e tyre.

Ishte Jacqueline Kennedy ajo që filloi në vitin 1961 traditën e përzgjedhjes së një tematike për pemën zyrtare të Shtëpisë së Bardhë. Por, tradita e dekorimit të Shtëpisë së Bardhë për festat ka filluar edhe më herët, thotë historiani i Shtëpisë së Bardhë, Matthew Costello.

“Në fillimet e shekullit të 20-të, presidentët jo vetëm që dekoronin rezidencën në katet e sipërme, por filluan t’i shtrijnë ato edhe në katin e parë ku gjenden sallat për pritjet shtetërore dhe madje edhe përjashta”, thotë Matthew Costello, i Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë. Këtë vit, Melania Trump zgjodhi një temë më tradicionale amerikane, të preferuar edhe nga zonjat e para të mëparshme. Vitin e kaluar, ajo u kritikua për paraqitjen e pemëve të kuqe.

Dekorimet e për Krishtlindje të Shtëpisë së Bardhë u përgatitën nga një ekip vullnetarësh, të cilët kanë punuar për këtë qëllim që në muajin korrik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA