Real Madrid është duke menduar sërish ta përforcoj repartin e sulmit.
Vetëm Enden Hazard dhe Karim Benzema janë duke u paraqitur në mënyrën e duhur sipas drejtuesve madrilen, dhe kështu ata do të nisin kontaktet për të gjetur edhe një sulmues tjetër.
Të gjitha mundësit janë provuar në repartin e sulmit dhe kështu tekniku francez Zinedine Zidane nuk ka arritur të gjejë treshën e duhur sulmuese, transmeton KosovaPress.
Kështu drejtuesit e klubit kanë piketuar sulmuesin gjerman Timo Werner si përforcimin e radhës për Galaktikët.
23 vjeçari edhe këtë sezon është duke treguar paraqitje të mira dhe ka arritur të shënoj 17 gola , ku vetëm sulmuesi polak Robert Lewandoëwki ka arritur të shënoj më shumë se ai.
Ai ka një kontratë me klubin aktual, Leipzig deri në vitin 2023, ndërsa drejtuesit madrilen janë duke shqyrtuar mundësin për të futur në këtë operacion sulmuesin e blerë nga Frankfruti, Luka Jovic i cili nuk ka pasur paraqitje të pritura në klubin mbretëror.
Top Channel