Një tjetër pallat në Golem, Durrës është shpallur i pabanueshëm ditën e sotme dhe banorët kanë nisur të heqin orenditë nga shtëpitë e tyre.

Elda Menga ndodhet së bashku me zotin Stefan, të cilit i është dëmtuar pallati jo vetëm nga tërmeti i 26 nëntorit por edhe nga ai i shtatorit.

“Problemi jonë është që tani janë plasur kolonat dhe janë plasur dhe në katin e parë banim. Nuk kemi ku të jetojmë. Kati i parë nuk ka qenë i banueshëm, po ndërtohet tani. Shiriti është vendosur para dy ditësh, pasi janë parë ndërtesat që janë të pabanueshme. Tani presim ekspertizën e Tiranës të shohim të shohin kolonat sepse kanë plasur”.

Zoti Stefan tregon se ka një javë që familjen e ka dërguar në Tiranë sepse nuk kanë kur të rrinë.

“Familjen e kam në Tiranë ka një javë sepse nuk kishim ku të rrinim. Të shohin pallatin nëse i banueshëm ose jo sepse kemi ngelur jashtë s’kemi ku të rrimë”, shprehet ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA