Senatorja amerikane Kamala Harris pritet t’i japë fund të martën garës brenda demokratëve për postin e presidentit në vitit 2020. Si zyrtarëve të angazhuar me fushatës e zonjës Harris që folën në kushte anonimiteti, zonja Harris dështoi të sigurojë mbështetje në disa shtete të konsideruara kyç për procesin, pavarësisht një rritje në sondazhe që u vu re në fillim të fushatës së saj.
Pesëdhjetë e pesë vjeçarja Kamala Harris e pati pozicionuar veten si një kandidate unifikuese që mund të aktivizonte bazën e të rinjve të partisë, mes atyre me qasje progresiste dhe votuesve më të moderuar.
Megjithase pësoi një rritje dyshifrore në sondazhe edhe për shkak të një paraqitje të fortë gjatë një debati në muajin qershor, zonja Harris ka rënë nga klasifikimi në muajt e fundit dhe qëndron pas me mbledhjen e fondeve që sigurojnë kandidatët për garën.
“E kam menduar me shumë kujdes nga çdo drejtim këtë çështje dhe gjatë ditëve të fundit mbërrita në një nga vendimet më të vështira të jetës sime”, thuhej në një email që senatorja Harris u dërgonte mbështetësve të saj të martën. “Fushata ime për president nuk ka burimet financiare që na duhen për të vazhduar”, shkruante më tej ajo.
Largimi i zonjës Harris është i pari i një kandidati që renditet në nivelet e lartë të sondazheve. Zonja Harris hyri në garë si një kandidate e cila u pozicionua që në fillim mes kandidatëve kryesues, por më pas ajo pati probleme për të siguruar mbështetje edhe në vazhdim.
Sipas kritikëve kjo erdhi për shkak të pamundësisë së saj për të artikuluar qartë qasjen ndaj politikave si dhe kritikave të ashpra ndaj një prej kundërshtarëve të saj në garën brenda demokratëve, ish-Nënpresidentit Joe Biden./VOA
Top Channel