38-vjeçari përplas dy mjete të parkuara në Korçë, rezultoi se ishte në gjendje të dehur
Vazhdoi përsëri debati mes deputetit të Partisë Socialiste Ervin Bushati dhe drejtueses Eni Vasili. Kësaj radhe Bushati u ankua për minutat e dhëna.
Do përgjigjem unë tani. Më the në fillim do ta jap fjalën pas reklamës tani foli opozita dhe nuk më lë të flas. Për çfarë kam ardhur unë këtu?- ndërhyri Bushati.
Po nuk foli opozita. Është një gazetar që ju kritikon. Ju mendoni që çdo gazetar që ju kritikon është opozitar. Zotëria është i pavarur dhe kritikues- ndërhyri Eni Vasili.
Po, foli kundër. Thotë që çdo gjë po e bëjmë gabim. Nuk bëjmë çdo gjë gabim se nuk jemi aq të zgjuar- vijoi Bushati.
Më le të drejtoj emisionin. Nuk të jap llogari ty se si e drejtoj emisionin. Kritikoi Ramën për atë që ka thënë dhe për deklaratat e tij ai mbrohet vetë- iu kundërpërgjigj Eni Vasili.
As unë nuk ju jap llograi ju. Për çfarë më keni ftuar- vijoi të ankohej Bushati.
Top Channel