Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha do të na sjellë rrëfimin e një dëshmitari që ka parë se si u shemb hotel “Mira Mare”.

Ajo ndodhej në lagjen 13, në Durrës, aty ku automjete të shumta po përpiqen të largojnë nga zona e plazhit inertet e shumta të objekteve të shkatërruara nga tërmeti i datës 26.

Shumë banorë nuk janë kthyer ende ndonëse ekspertët ju kanë thënë të kthehen sepse nuk ka asnjë rrezikshmëri.

Oficeri i Ushtrisë, Agimi është dëshmitari okular i tërmetit, i cili ka dal nga shtëpia në orën 3 e 20 min të mëngjesit për të rrëfyer shembjen e hotelit “Mira Mare”.

“Në orën 3 pa 5 ra tërmeti i parë, u zgjuam dhe u veshëm, në ato momente qeni po qante. Jetoj me vajzën dhe me djalin si dhe bashkëshorten. Në momentin kur zbritëm në katin e 5-të çuni kthehet mbrapa në shtëpi dhe u afruam para dyqanit, vendosëm makinën 6 metra larg hotelit “Mira Mare”. Kishin filluar një pjesë e makinave të lëviznin. Në orën 4 pa 5 filluan të qanin qentë dhe më bëri përshtypje sepse edhe minjtë nëpër rrugë nuk gjenin medet. Në orën 4 pa dhjetë sikur u pre me gërshërë”, ka treguar Agimi ankthin që kaloi ditën e 26 nëntorit, çastet pas shembjes së hotel “Mira Mare”

“Vendosa të marr një çaj dhe afrohem pranë “Mira Mare”, rreth 6 metra, në ato momente kërcitën dyert, kërcitën xhamat u fikën dritat dhe ra “Mira Mare”, u këput kati i katërt dhe u këput komplet dhe na hodhi dallga tymit përtej rrugës”, u shpreh Agimi.

Oficeri i Ushtrisë ka treguar eksperiencën e tmerrshme tek ndihmonte njerëz të zbrisnin me anë të batanijeve , sepse ishin varur dhe nuk zbrisnin dot.

“Jemi afruar tek “Lubjana” kemi ndihmuar vajzat turke të zbresin nëpërmjet batanijeve bashkë me gruan , sepse ishin varur dhe nuk zbrisnin dot, dy çuna i mbanin ne i zbritëm”, shton më tej dëshmitari. Për 9 sekonda ra ndërtesa komplet. Unë për 30 sekonda kujtova se u hap dheu, kërcenin njerëzit nuk e imagjinoj dot se çfarë force mund të ketë patur”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA