Bruksel/ Mbahet 1 minutë në nder të 51 qytetarëve shqiptarë që humbën jetën nga tërmeti

04/12/2019 07:01

Në Bruksel, u mbajt një minutë heshtje në nder të 51 qytetarëve shqiptarë që humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Ka qenë një kërkesë e sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunit Rajonal Majlinda Bregu, ajo që shtyu pjesëmarrësit e samitit “Friends of Europe” të bënin këtë gjest nderimi për viktimat e tërmetit më shkatërrimtar prej katër dekadash në vendin tonë, si dhe për të gjithë ata që u prekën prej tij. Në samitin ku merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, diskkutohet mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Situata në Shqipëri vazhdon të gjejë pasqyrim në mediat e huaja, të cilat po fokusohen tashmë tek fati që prokuroritë e Tiranës, Durrësit dhe Krujës kanë nisur hetime lidhur me ndërtesat e dëmtuara. Në mënyrë të veçantë, theksohet fakti që hetimet janë përqëndruar sidomos tek verifikimi i lejeve të dhëna për ndërtim, si dhe tek respektimi i rregullave dhe ndërtimet e paligjshme.

Tirana dhe Durrësi janë dy zonat më të prekura nga tërmeti, përfshirë dhe qytezën e Thumanës. Sipas njoftimeve zyrtare, kujton VOA, pjesën e hetimeve të cilat kanë nisur për veprat penale shpërdorim detyre, ndërtim pa leje dhe Dhënia e ndihmës për ndërtim pa leje, janë lejet e ndërtimit të lëshuara nga autoritetet vendore, zbatimi i tyre nga ndërtuesit, si dhe rastet e ndërtimeve abusive dhe mungesa e ndërhyrjes së autoriteteve përgjegjëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA