Tragjedia që pllakosi Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit deportoi përtej kufijve. Të prekur nga kjo fatkeqësi edhe në Oxford të Anglisë kanë nisur të mbledhin donacione për Thumanën.
“Me trishtim të madh na duhet të njoftojmë se kemi humbur një nga drejtuesit tanë të mrekullueshëm Klement Cupi në tërmetin tragjik në Shqipëri. Klem ishte gjithnjë i buzëqeshur, gjithmonë bënte shaka dhe kishte një zemër prej ari. Ai ishte i dashur me të gjithë. Ishtë një humbje e madhe për të gjithë në stafin 001, shoferët dhe klientët e përfshirë.
Klem shkoi në shtëpi në fundjavë për të kaluar kohën me familjen e tij para sezonit festiv, kjo tragjedi i mori jetën atij dhe dy prindërve të tij.
Tani po mbledhim fonde për të mbështetur familjen e tij të mbetur në humbjen e tyre prej 3 anëtarëve të familjes.
Bëni një donacion: https://bit.ly/2OJBqUV
Top Channel