Re pluhuri në Durrës! Shembet me tritol hotel “Gostivari”
03/12/2019 14:33
Është shembur me tritol hoteli 6-katësh në zonën e plazhit në Durrës.
Shpërthimi në fjalë erdhi pas 4 orëve punë të forcave xheniere. Godina u dëmtua rëndë nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, ndaj u shemb me shpërthim të kontrolluar.
IKMT-ja ka realizuar një shpërthim të kontrolluar me qëllim që të mos pësonin dëmtime godinat përreth.
“Ishte një shpërthim i fuqishëm; para shpërthimit u evakuuan banorët tutje perimetrit të sigurisë”, raporton gazetarja e Top Channel- it, Elda Menga.
Top Channel