Kyerministri Edi Rama ndodhet në Londër ku po mbahet samiti i NATO-s, ai ka shkruar në Twitter dy mesazhe duke ja drejtuar Bashës.
Rama shkruan se kryetari i PD-së po mundohet që ta përdorë këtë situatë politikisht, duke gjetur raste që akoma nuk janë sistemuar.
Statuset e Ramës:
Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, nē vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritê, se zymti kanë boll.
I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë…
Top Channel