Plagosje në një bilardo të Vlorës, 32-vjeçari shkon në spital
03/12/2019 13:31
Një plagosje ndodhi në Vlorë, ku rreth orës 10:54 ka shkuar në spital, i dëmtuar me mjet prerës shtetasi E.Sh., 32 vjeç, banor i qytetit në fjalë.
Dyshohet se 32-vjeçari është plagosur në ambientet e një bilardoje në lagjen “Isa Boletini” Vlorë dhe aktualisht po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor po kryen hetimet përkatëse për zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Top Channel