Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ishte e ftuar ditën e sotme me gazetarin Denis Dyrnjaja në emisionin “Top Talk”. Ajo tregoji se përse opozita nuk i bashkohet thirrjes së mazhorancës që të ulet në tavolinën e diskutimit dhe këtë situatë ta kalojmë së bashku.

Tabaku u shpreh se qeveria duhet të lejë veprimet propagandistike dhe duhet të ndjekë shembullin e opozitës, e cila ka shkuar në zonat të cilat nuk janë evidentuar deri më tani dhe nuk u është ofruar asnjë ndihmë. Gjithashtu ajo shtoi që qeveria të heqë PPP-në dhe paratë e përfituara ti vendosë në shërbim të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

“Qeveria në krye nuk ka pasur një qëndrim më optimal se opozita. Ne kemi punuar në heshtje. Thirrja jonë ka qenë se ka mijëra banesa që janë dëmtuar dhe në drejtim të tyre nuk është ofruar asnjë ndihmë. Ne i kemi evidentuar këto banesa dhe i kemi ofruar ndihmën tonë.”, tha Tabaku.

Më tej ajo shtoi:

“Nëse qeveria ka kërkuar që të ulet në një  tavolinë me opozitën, nuk mendoj se është e nevojshme se ne i kemi bërë të qarta idetë tonë sesi përmirësohet kjo situatë. Së pari, qeveria të lerë propagandën dhe të shkojë në ato zona që njerëzit kanë vërtetë nevojë. Së dyti të heqë PPP-në dhe paratë e koçensioneve të cilat shkojnë edhe në 20 milionë euro për kilometër ti vendosë në shërbim të dëmeve nga tërmeti. Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja, hartimi i një fondi emergjence që duhet të ishte bërë që në vendimin për të shpallur qytetet e prekura në gjendje të jashtëzakonshme, duke u ndërmarrë këto masa mund të përmirësohet situata”, e përfundoi fjalën e saj ish deputetja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA