I biri flinte në krahë teksa ai punonte në TCH, ky është “babai hero” i fotos që theu rrjetin!
03/12/2019 18:34
Kjo foto, në të cilën shfaqet operatori i Top Channel, Erblin Dama bashkë me të birin, bëri xhiron në rrjet këtë fundjavë.
Vetë fotografi zyrtar i Top Channel, Gerhard Pregapuca e cilësoi si foton më të bukur që ka bërë në jetë, ku padyshim mesazhi ishte i qartë dhe domethënës në këto ditë të vështira për të gjithë shqiptarët.
Në një intervistë surprizë nga autorja dhe moderatorja e “Ftesë në 5”, Bieta Sulo, protagonist i fotos, Blini, tregoi se nuk priste që e gjitha të bëhej virale.
“Ajo u shpërnda shumë shpejt, po ishte një gjë normale që do e bënte çdo prind…s’ e mora vesh pse u shpërnda ashtu se ishte rastësi…”, tha ndër të tjera Blini, i cili po ashtu pohoi se sot djalin e kishte dërguar në kopsht.
Top Channel