Departamenti Amerikan teston pajisjen e blerë në një operacion sekret, hetuesit ngrenë dyshime: Ka lidhje me “Sindromën Havana” 13/01 10:56
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Kilit, Sh.T.Z. Octavio Errazuriz Guillisasti, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Presidenti Meta vlerësoi nivelin e mirë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe theksoi nevojën për zgjerimin e mëtejshëm të tyre, përmes rritjes së dialogut politik, të bashkëpunimit ekonomik dhe atij kulturor.
Gjithashtu, Presidenti Meta inkurajoi rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për përballimin e fatkeqësive natyrore, referuar eksperiencës së fituar nga Kili për marrjen e masave të duhura, nga përvojat e tmerrshme që ka kaluar nga tërmetet në të kaluarën.
Top Channel