“Evropa na u gjend pranë në një kohë rekord, Shqipëria nuk është vetëm”, kështu tha Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në konferencën për shtyp që po mbahet me ambasadorin Soreca.
“Miku i mirë njihet në kohë të vështira, ju na ndihmuat. Falenderoj të gjithë ata që na kanë ndihmuar në këto ditë tragjike. Evropa na u gjend pranë në një kohë rekord, Shqipëria nuk është vetëm. Tërmeti ishte shumë i fortë, ne do ta kalojmë këtë bashkë. Mirënjohje ekipeve të kërkim-shpëtimit, rrezikuan dhe jetën.
Ngjarja do të ishte e vështirë për t’u përballuar edhe nga vende më të forta se ne. Dëmet materiale janë shumë të mëdha, sfida më e madhe fillon tani. Flasim për përmasa apokaliptike të dëmtimeve që kemi pasur. Situata nuk do të jetë e përhershme, duhet të tregojmë një plan të qartë të angazhimeve. Vendet e BE-së na kanë treguar se ne nuk do të jemi vetëm në këtë sfidë”, tha ministrja.
Top Channel