
Përmes një postimi të pak minutave më parë në Facebook, ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka ngritur pyetjen nëse duhej apo jo të votohej ligji i fiskalizimit pa u mbushur 7 ditë nga rënia e tërmetit.
“Pa kaluar as java nga tragjedia e 51 jetëve të humbura, qeveria ka firmosur me votën e deputetëve të mazhorancës “fiskalizimin”.
Më tej shton:
“Sipas një përllogaritje të saktë dhe të thjeshtë për një biznes i cili ka 6 punonjës në kasë do t’i duhet minimalisht 6 firma te tjera dixhitale shtese në vit për çdo vit duke e rritur koston vjetore te këtij biznesi me 43.800 lekë (rreth 400 euro) që do të thotë një kosto që do t’i shtohet totalit të kostove të paraqitura më lartë. As një javë nga tragjedia që zbuloi fytyrën e vërtetë të shtetit, qeveria vazhdon avazin e vjetër. Tenderon, koncesionon, kalon ligje me taksa të larta dhe në fund i vjedh ato. Pas lë vetëm videot e shëmtuara propagandistike
Top Channel