Rasti i Meksikës, lidhja e tërmetit me korruspionin

02/12/2019 03:41

Ai i 2017-tës, ishte tërmeti më i fuqishëm që Meksiko Siti kishte përjetuar në dekada. Lëkundja e magnitudës 7.1 rrëzoi dhjëtera banesa brenda një kohe aq të shkurtër, sa banorët nuk patën kohë të lëviznin.

Një raport i përcjellë nga Los Angeles Times shtatorin e 2018-tës, dilte në përfundimin se nuk ishte vetëm tërmeti ai që kishte vrarë 228 njerëz përpara një viti në kryeqytetin meksikan.

Hetimi i publikuar nga një organizatë jofitimprurëse vendase kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, zbuloi se dhjetëra banesa që u rrëzuan nga tërmeti, kishin një cilësi shumë të dobët ndërtimi, por pavarësisht kësaj, ishin cilësuar si të “sigurta” nga grupet e vlerësimit.

Salvador Camarena, një prej hartuesve të raportit, tha atëherë se ekzistonte “një shpjegim njerëzor” përse disa ndërtesa ranë, ndërsa të tjerat qëndruan në këmbë. “ Nuk i vrau tërmeti njerëzit, i vrau korrupsioni”, tha Camarena.

Rregullorja e diktonte që kontraktorët të përdorin çelik të një cilësie më të lartë pas tërmetit apokaliptik të 1985-sës, që vrau mijëra njerëz e rrëzoi qindra ndërtesa.

“Por në këtë vend ku korrupsioni prek çdo nivel të shoqërisë nga stacionet e policisë lokale deri në pallatet e qeveritarëve rregullat e reja u zbatuan në mënyrë të pabarabartë”, thuhej në artikull.

Raporti tregoi lulëzimin e një fenomeni ne vend, atë të inspektimit të godinave nga inxhinierë privatë që punësoheshin dhe paguheshin prej ndërtuesve, dhe kjo i nxiste që t`i deklaronin banesat të sigurta, edhe kur ato nuk ishin të tilla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA