Ish-eurodeputetja gjermane, Doris Pack, në deklaratë për AIM thotë se kryetari Emmanuel Macron ka bërë gabim me kundërshtimin e nisjes së bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se njerëzve të Ballkanit Perëndimor duhet t’u ofrohet që të ndjehen si evropianë.
Doris Pack, e cila është edhe njohëse e mirë e Ballkanit, vlerëson se refuzimi i Francës ka qenë e paparamenduar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ishte jo e paparamenduar, ishte një jo nga një person që nuk e njeh rajonin. Nuk e di pse Macron bëri këtë. Por, ai la mundësi që edhe forca tjera të vinë në rajon , dhe ata tashmë janë aty.”, tha Pack duke shtuar se këto forca janë rusët, turqit dhe kinezët dhe se këto forca nuk duan demokraci por duan të përfitojnë dhe të krijojnë probleme për BE-në.
Pack vlerësoi se ishte gabim i i gabuar dhe i vjen keq Macron mori vesh që gaboi menjëherë pas këtij vendimi./Telegrafi/
Top Channel