Një nga zgjidhjet e Bashkisë së Tiranës gjer në riparimin apo rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti është edhe dhënia e qirasë.
Nga qendra sociale pranë Stacionit të Trenit në kryeqytet ku vizitoi bashkë me kryeministrin familjet që po strehohen, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se gjer në kapërcimin e kësaj situate do të paguhet qiraja e banesës.
“Ne do të bëjmë këtë si Bashki dhe ndoshta u vlen edhe Bashkive të tjera. Ne javën tjetër do të kalojmë 1950 qira. Pra ne do i themi, sepse kjo për një javë ose maksimumi për 10 ditë të tjera, nuk mund të vazhdojmë të rrimë këtu. Më mirë familjes i thua: Sa shkojnë qiratë te Njësia jote? Na lekët e qirasë dhe një vit, sa ne të marrim këto vendimet që na duhen, por të paktën ikim nga gjendja e krizës, fillojnë kalamajtë shkollën dhe le të themi merr qira te pallati ngjit”, tha Veliaj.
Top Channel