Futbollistët e Bologna shënuan sonte fitore të papritur në udhëtim kundër Napolit me rezultat 2:1, në kuadër të javës 14 të Serie A.
Ndeshja në stadiumin “San Paolo” ishte me plot befasi, madje edhe goli i Napolit në minutën e katërt shtesë u anulua për shkak të pozitës jashtë loje, transmeton KosovaPress.
Napoli erdhi më herët në epërsi me golin e Fernando Llorente në minutën 41, në mënyrë që në minutën 58 me golin e Olsen, skuadra mysafir të arrijë deri te barazimi, derisa kthesën dhe tri pikë të mëdha Bologna-s ia siguroi Nicola Sansone me golin e shënuar dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes.
Napoli bëri presion deri në fund të ndeshjes dhe Llorente arrit të shënojë gol, por ai u anulua pas shikimit të VAR-it.
Bologna pas kësaj fitoreje ka 16 pikë në pozitën 12 në tabelë, ndërsa Napoli renditet në vendin e shtatë me gjithsej 20 pikë.
Top Channel