
Me tone të ashpra e kanë kundërshtuar shembjen e banesave në Open në Top Channel gazetari Mentor Kikia dhe ish-kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi.
Për gazetarin Kikia shembja e banesave pa u hapur një hetim nga Prokuroria është një zhdukje e vendit të krimit. “Nuk mundesh të shembësh banesat në qoftë se hetuesit nuk marrin mostra betoni, mostra të hekurit për të kuptuar cilësinë e ndërtimeve dhe që ndërtuesit që kanë vjedhur dhe janë pasuruar në vjedhjen për këto ndërtime të shkojnë para drejtësisë”- tha Kikia.
Shemsi Prençi tha se qeveria në 6 vite nuk ka marrë asnjëherë parasysh raportet e dërguara nga Kombet e Bashkuara që vendi jonë është ndër më të rrezikuarit për fatkeqësi natyrore. Nuk i mori parasysh raportet dhe nuk është marrë asnjë masë.
Top Channel