
Gazetari Mentor Kikia, ka folur në Open për kushtet në të cilat po përballen banorët e Thumanës dhe është shprehur se zgjidhja është largimi i tyre nga kampi.
“Isha në Thumanë bashkë me një grup për të ofruar ndihmën tonë.ndërkohë në mesditë ishte pikërisht ceremonia mortare , skena që çdokush do të shokohej në një oborr 4 arkivole të cilët humbën jetën.
përmasat e dhimbjes janë të paimagjinueshme, s’gjej fjalë për ta përshkruar.
është një gjë që do mbetet në historinë e Shqipërisë. takova shumë njerëz dhe pashë njerëz të tronditur që vazhdonin të mos e besonin atë që ka ndodhur, i duket sikur kanë një jetë që jetojnë këtë lloj makthi.është një tragjedi e përmasave që sa po janë gërricur.
a do të jetojnë banorët e Thumanës aty
kampi ishte në gjendje shumë të rëndë, pas dy ditësh shi, mungesë tualetesh, higjene. Ofrohet një kuzhinë e ngrohtë, ka të rinj vullnetar, por kushtet janë të rënda.
Vendimi i qeverisë për ti larguar nga kampi është i drejtë se situata është totalisht e papranueshme.zgjidhja më e mirë është largimi.
njerëzit janë të gjithë të zymtë pasi nuk besojnë atë që ka ndodhur.Nuk kanë besim që shtëpitë e tyre do të rindërtohen.Mosbesimi dhe pasiguria e njerëzve lexohet”, u shpreh Kikia.
Top Channel