
Qarku i Gjirokastrës ka publikuar bilancin e dëmeve të tërmetit që ra më 26 nëntor duke lënë 49 të vdekur deri më tani dhe mbi 900 të plagosur.
Mijëra persona kanë humbur apo u janë dëmtuar shtëpitë dhe nuk kanë një vend ku të fusin kokën natën.
Qeveria ndërkohë ka shpallur gjendjen e emergjencës për tre qytete Durrës, Tiranë dhe Laç.
Komunikate per shtyp
Ne kuader të situatës emergjente të krijuar si pasojë e tërmetit më daten 26 Nëntor ,Prefekti qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj ka qënë sot në bashkitë Këlcyrë e Përmet për ndjekjen e situatës në vend për ardhjen në ndihmë të banoreve nga zona të ndryshme të prekura nga tërmeti sipas shqetësimeve të ngritura .
Në bashkinë Përmet ,prefekti qarkut mori pjese në mbledhjen e komisionit vendor të mbrojtjes civile . Kryetarja e bashkisë znj.Alma Hoxha e njohu me masat e mara për pritjen dhe akomodimin e njerëzve në nevojë të prekur nga tërmeti dhe me punën e bërë nga komisioni i mbledhur një ditë më parë . U dha një pasqyrë për situatën e krijuar ,gjithashtu ajo e njohu dhe me shqetësimet dhe problemet e të ardhurve të njerezve në nevojë dhe ata për shkak të sigurisë dhe panikut të krijuar nga situata e vazhdueshme e renies së tërmeteve.
Në fjalën e tij prefekti i qarkut , pasi falënderoi kryetaren e bashkisë për masat e mara theksin e vuri ne :
– gadishmërinë e gjithë administratës së bashkisë për të ndjekur situaten në vazhdimësi dhe të qëndrojnë në krye të detyrës ne terren ne bashkëpunim e kordinim të gjithë se bashku.
– një informacion të përditësuar dhe real për evidentimin e të gjithë të ardhurve
– evidentimin e kapaciteteve të hoteleve për akomodimin për fjetje e ushqim
– Nevojat për vizita dhe sigurimin e medikamenteve mjeksore për çdo njeri në nevojë
– Evidentimin e psikologë ve për të marë takim dhe për tu qëndruar afër njerëzve të traumatizuar atje ku janë akomoduar
– Shërbimet sociale të evidentojnê banesa qe janë të pa banuara
– Zyra arsimore të marê masa për evidentimin e fëmijë ve dhe nxënësve të shkollave për zhvillimin e mësimit dhe caktimin e stafit me mësues.
– Thirrjen për solidarizimin e qytetarëve dhe bizneseve për dhënien e ndihmave në këtë kohë të vë shtirë.
Në përfundim të takimit Prefekti qarkut vizitoi banoret e akomoduar në hotel ” Amerika ” 3 familje 10 veta dhe “Aroma ” të qytetit të Përmetit ku ishin akomoduar 27 banore .
Ne Bashkine Kelcyre pati takim me NKryetarin e bashkise, N/Kryetarin Keshillit te Qarkut dhe drejtues te institucioneve shteterore. Personat e ardhur janë nga Durresi, Tirana dhe Shijaku , te ndare sipas Njesive Administrative:
– Në Ballaban 30 familjae me 143 persona;
– Në Suh 50 familje me 110 persona;
– Në Deshnice 15 familje me 45 persona;
– Qyteti i Kelcyres 30 familje me 150 persona;
– Hotel Mandi 12 persona;
-Hotel Gryke e Kelcyres 38 persona;
– Hotel Riviera ( Gryke e Kelcyres) 18 persona
U la si detyrë që të evidentohen të gjithë të ardhurit nga bashkitë duke specifikuar çdo të dhënë sipas formularëve të ardhur nga Komiteti Nderministror i Emergjencave Civile( KNEC)
QARKU GJIROKASTER:
– Në 5 familje të ndryshme jane strehuar 14 veta.
– Ne hoteleri nuk raportohen.
– Cadra nuk ka.
– Ne familje nuk ka informacion.
– Ne hoteleri jane sistemuar 37 persona.
– Cadra nuk ka.
– Në hoteleri nuk ka te strehuar.
– Cadra nuk ka.
4.Bashkia Kelcyre:
– Ne familje jane 450 vete;
– Ne hoteleri jane strehuar 68 veta (nga Durresi, Shijaku dhe Sukthi) te strehuar.
– Cadra nuk ka.
5.Bashkia Memaliaj:
– Ne hoteleri nuk ka familje te strehuar.
– çadra nuk ka.
6.Bashkia Tepelene:
– Nuk ka te akomoduar.
– Ne hoteleri nuk ka te strehuar.
– Nuk ka cadra.
7.Bashkia Libohove:
– Nuk ka te akomoduar.
– Ne hoteleri nuk ka te strehuar.
– Nuk ka cadra.
Gjithesej 615 vete
Top Channel