Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga mbikalimi i Shkozetit, gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyci jep detaje rreth bllokimi të qarkullimit të mjeteve.
Mbyllja e këtij mbikalimi ka shkaktuar trafik të rënduar të automjeteve. Gazetarja jonë ndal dhe pyet qytetarë të cilët po kalojnë nga kjo rrugë.
“Po evakuohemi nga Durrësi, do ikim në Vlorë. Për sigurinë e fëmijëve dhe njerëzve të shtëpisë”, shprehet një qytetar i Durrësit.
Në shumë makina shihen familjarë që largohen nga qyteti i Durrësit.
“Po largohemi të gjithë nga Durrësi, do ikim në Elbasan”, thotë një tjetër qytetar.
Banorët vijojnë të largohen nga shtëpizat e tyre, pasi për fat të keq ende vazhdojnë tërmetet në Durrës. Një pjesë janë larguar që në ditën e parë e tërmetit, e të tjerët shihen tek po largohen së bashku me familjarët e tyre. Jugu është më i preferuari dhe shumë shtëpi e hotele kanë ofruar akomodim dhe ushqim për të gjithë personat e prekur nga tërmeti.
Top Channel