Pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit në Shqipëri ka pasur një vëmendje maksimale nga të gjitha shtetet e Europës por edhe nga SHBA.

Një një postim në facebook, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton se në ndihmë të skuadrave të shpëtimit që ndodhen në zonat e prekura si Thumana dhe Durrësi kanë ardhur edhe Forcat e Ushtrisë Amerikane.

“Shqipëria është një vend partner, aleat dhe mik dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë punën e përbashkët për të ndihmuar popullin shqiptar në këtë kohë të vështirë për të”, njofton ambasada.

Postimi i ambasadës

?? | Forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga Njësia për Mbështetjen Civile dhe Ushtarake në Kosovë mbërritën dje në Shqipëri, për të mbështetur operacionet ndihmuese pas tërmetit të 26 nëntorit. Shqipëria është një vend partner, aleat dhe mik dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë punën e përbashkët për të ndihmuar popullin shqiptar në këtë kohë të vështirë për të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA