Janë kryer verifikimet e dëmeve nga tërmeti në qarkun e Lezhës dhe raportohet se nga informacionet e marra në Bashkinë e Kurbinit 28 pallate dhe 75 banesa private janë të dëmtuara rëndë si dhe janë cilësuar si të pabanueshme nga specialistët.

Janë evakuar rreth 500 qytetarë dhe janë hapur 6 qendra akomodimi me rreth 25 çadra për të akomoduar rreth 500 qytetarë.

Në Bashkinë e Mirditës mësohet se 13 pallate si dhe 50 banesa rezultojnë se pallatet janë me dëmtime të lehta dhe të mesme kurse banesat private janë të mesme ose të rënda. Janë akomoduar 100 banorë, duke iu ofruar shërbimet e nevojshme.

Në Bashkinë e Lezhës bëhet me dije se 15 pallate dhe 130 banesa private janë prekur nga tërmeti i së martës.

Kërkohet dërgimi i specialistëve në fushën e ndërtimit, me qëllim, përcaktimin e shkallës së dëmtimeve në konstruktet e pallateve, vlerësimin e tyre për banim.

Shtabet e MC, nën drejtimin e prefektit, kryetarëve të bashkive janë në terren për monitorimin e situatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA