‘Sa të jem unë…’, Rama: Kam çuar letra tek miqtë e mi në Turqi dhe Arabi

28/11/2019 23:30

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Top Channel ka treguar se videoja më e bukur që kishte parë është ajo e një pensionisti nga Medvegja, i cili dhuroi me lot në sy 10 euro nga pensioni i tij që sapo e kishte marrë.

Në fjalën e tij, Rama tha ai ishte personi më i pasur që kishte parë, duke “thumbuar” e nxiturit të pasurit e Shqipërisë që të bëjnë dhurimet e tyre.

“Unë kam pas fatin sot që të njoh njeriun më të pasur të Shqipërisë. Është një burrë që nuk e di sa vjeç është. 80 apo 90 vjeç. Ishte nga Medvegja.

E pashë dhe më ka lënë pa frymë. Dhe jam shumë i lumtur nga larg. Do shkoj ta takoj në Medvegjë. Ai kishte kursyer 10 mijë lekë. Iu them biznesmenëve që është rasti i tyre i jetës që t’i bëjnë vetes paraqitje dinjitoze para se të dalin para Shën Pjetrit. Se atje shkohet para se të ndahet ku shkon në ferr apo parajsë.

Ajo shprehja mos e tundo perëndinë tënda ka një gjë që duhet ta korrigjojnë. Sa po japin sa nuk po japin të pasurit merruni ju. Nxitini! Mi lini mua këto hallet e tjera,“-tha ndër të tjera Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA