I është dhënë lamtumira e fundit Kryekomisarit, Bajram Hajdarmetajt, i cili humbi jetën nën rrënojat e Kavaleshencës në Durrës.
Homazhet janë kryer në ambjentet e Akademisë së Policisë në Tiranë, në orët e para të mëngjesit.
Hajdarmetaj është gjendur i pajetë nën rrënojat e godinës nga ekipet e kërkim-shpëtimit. Ishte i akomoduar në katin e 4 të godinës së Policisë ndërkohë që godina ishte 6-katëshe. Nuk ka pasur asnjë mundësi për të shpëtuar shprehen dëshmitarët.
Kryekomisari ndodhej në Kavaleshencën e Ministrisë së Brendshme në Durrës, ku kishte filluar kursin bazë për trajnimin e policëve të rinj. Behar Hajdarmetaj, 56 vjeç me origjina nga fshati Markaj i Tropojës ishte i martuar dhe kishtr tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.
Djali i tij, i ka kushtuar disa rreshta babit, të cilin kishte kohë pa e parë.
“Erdhëm Babi nga kurbeti,
Për të pa o me sy,
Ah të mjerët çfarë na gjeti
Kishte mbyllur ata sy
M’dogji malli fëmirisë
Kisha kohë që s’tkisha pa,
Thash të gjej te pragu i shpisë
Por të gjeta gati për varr
Bai im o bai im,
S’e besoj që s’je më ti
Ti po flen o bab o në hije
Dhe do zgjohesh përsëri!
U prefsh në paq e Bab, o Luani im
Trimi im.”
Top Channel