Ne jemi mbërthyer nga një ankth kolektiv, që nga dita e martë, kur vendin e goditi tërmetet, që nuk kanë të ndalur. Njerëzit nuk janë të sigurtë, se si do të vazhdojë kjo forcë e natyrës që na gjeti të papërgatitur e sulmoi në befasi mekanizmat tonë emocionnalë.
Arjana Rreli, Mjeke psikiatre: E para duhet t’i rikthehemi rutinës së përditshme. Ajo që kaloi ka lënë gjurmën e vet, por nëse nuk e lëmë të kalojë, nuk mund të rigjejmë qetësinë.
Psikiatria pohon, se janë të shumtë njerëzit, që kërkojnë këshilla sidomos me telefon këto ditë. Veçanërisht nënat pyesin si t’i qetësojnë fëmijët.
Arjana Rreli, Mjeke psikiatre: Gjithçka që ka lidhje më tërmetin, p.sh. ndjesia sikur po lëkundesh, frika ndaj zhurmave që imitojnë tërmetin, gjendja e ankthit, të konsiderohen aktualisht normale, mos u shqetësoni.
Doktoresha thotë se qetësia është përgjigja e gjithçkaje tani, megjithëse një gjë e tillë duket se ka humbur.
Arjana Rreli, Mjeke psikiatre: Duke ju referuar tërmetin tjetër që ra dje, shumica e njerëzve u shtruan më fraktura, pikërisht se nuk e kishin ruajtur qetësinë.
Psikiatrja këshillon që t’u shpjegojmë fëmijëve çfarë është tërmeti, krijojini idenë që është i mbrojtur dhe do ta kaloni bashkë vështirësinë, të flasi më shokët dhe shoqet dhe të ushtrojë sa më shumë aktivitete sportive, për të çliruar adrenalinën këto kohë.
Arjana Rreli, Mjeke psikiatre: Ne kemi nevojë të informohemi, por edhe informacioni ka limitet e veta. Nuk duhet të rrimë më orë të tëra, duke dëgjuar lajmë e parë video e komente. Lajmet sa vijnë e po keqësohen.
Top Channel