Momenti kur zjarrëfikësit nxjerrin të gjallë 33-vjeçarin nga rrënojat e hotelit në Durrës
28/11/2019 15:51
Adriatik Bode , është njëri nga të shpëtuarit gjatë operacioneve të kërkim shpëtimit tek “Miramare” në Durrës.
Kjo është edhe video ku tregohet sesi është shpëtuar inspektori i tatimeve, 33-vjeçari Adriatik Bode.
Fatmirësisht, ai gjendej në një pozicion të tille që e lejoi të mbijetonte për shumë orë poshtë rrënojave derisa u gjet i gjallë dhe u shpëtua dy ditë më parë.
Operacioni i kërkim-shpëtimit u krye nën drejtimin e komandantit të stacionit të zjarrfikëseve të Mallakastrës, Jonus Murataj, dhe efektivëve Hysland Aliaj, Ardit Sulaj, Sokol Kodheli, Zamir Hoxha.
Siç shihet në video, i riu del i qeshur nga poshtë rrënojave, ndërsa punonjësit thërrasin “bravo, bravo”, dhe i kërkojnë të ruajë qetësinë.
Top Channel