28 Nëntori, Dita e Flamurit në Shqipëri sivjet e gjen vendin në një situatë të rëndë, ku ende po gërmohet për trupa të mbetura nën rrënoja nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës.

Ndërkohë, qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar, e shumë familje po qëndrojnë në kampe të improvizuara, shtëpitë e së cilave kanë shkatërruar dy ditë më parë. Tërmeti i fuqishëm, i cili shkatërroi një pjesë të madhe të Durrësit, dhe fshatin Thumanë, është ndjerë edhe në kryeqytet, ku banorët vazhdojnë të jenë në panik për ndonjë lëkundje tjetër të mundshme. Sheshi i Tiranës, që zakonisht për 28 Nëntor ka ngjyra feste, mëngjesin e sotëm ishte ndryshe.

Pjesa më e madhe e njerëzve po afrohen pranë vendit ku Bashkia e Tiranës po grumbullon ndihma për familjet në nevojë në Durrës dhe Thumanë. Besnik Vyshka, banor i Tiranës, thotë se po e vuajnë shpirtërisht situatën në dy zonat e shkatërruara nga tërmeti.

Institucionet në Tiranë kanë anuluar të gjitha aktivitetet e parapara festive për Ditën e Flamurit, si pasojë e tragjedisë që goditi vendin dy ditë më parë. Gërmimet po vazhdojnë për trupa të tjerë që dyshet të jenë nën rrënoja. Ndërkohë deri më tash janë gjithsej 41 viktima si pasojë e tërmetit dhe mbi 750 të plagosur që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA